Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit.
Krasniqi dhe Taravari diskutuan për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.
“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore.”, ka shkruar Krasniqi.