Krasniqi takohet me senatorin Murphy: Miqësia Kosovë-ShBA e pathyeshme

E publikuar: 17/11/2022 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi-Chris Murphy

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot është takuar me senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot është takuar me senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë.

“Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën. Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me SHBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues”.

“Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme!”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.