Krasniqi: Ta shpallim gjithë Kosovën UÇK!

E publikuar: 26/04/2015 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se shqiptarët nuk po janë në gjendje ta kuptojnë demokracinë. Kjo pasi që nuk po munden ta respektojnë mendimin ndryshe.

Madje Krasniqi ka shkruar edhe për veteranët e UÇK-së. Sipas tij meqenëse të gjithë shqitparët janë UÇK kohët e fundit atëherë ai ka propozuar që të mos numërohet askush dhe e gjithë Kosova ta marr statusin e veteranëve.

Lexoni reagimin e plotë të Krasniqit:

Pasi ne shqiptarët nuk po kemi mundësi ta kuptojmë Demokracinë, pasi nuk jemi të gatshëm ta respektojmë mendimin ndryshe, idetë e kundërta e as të zhvillojmë debat si njerëz me edukatë e kulturë, pasi e vërteta po na vret, te heqim dorë nga Sistemi Demokratik e ta kërkojmë një sistem tjetër, p.sh. atë te njemendsisë. Pasi siç po dëshirojmë edhe mashtrimin edhe demokracinë, sikur këto te dyja nuk po shkojnë bashk. A pak na mashtruan gjatë fushatave zgjedhore?

Pasi nuk po mund ta durojmë të vërtetën, pse ajo po godet, atëherë le t’i shpallim të gjithë ata që flasin shqip ( që flasin te vërtetën), si përsona të pa dëshiruar për të ardhur qoftë edhe si turist apo edhe për të jetuar në Kosovë. Pra të gjithë ata që flasin shkurt e shqip.

Kur t’ua ndalojmë atyre që flasin shqip te hyjnë në Kosovë, t’ua hapim rrugën atyre që flasin serbishtë apo atyre që flasin shqip, por që mendojnë paraprakisht serbishtë! Se këto kategorit e fundit kanë gjasa të merren më mirë vesh njëri me tjetrin?!

Si po duket këtyre të fundit po ju pelqen vetëm njëmendësia?! Disa po e lakmojnë njememdësin e mos të bërit asgjë e të pasuritë gjithçka. Pasi “gjithë shqiptarët janë Mic Sokola” . Tani si po flitet, “të gjithë shqiptarët janë UÇK”?! Atëherë për çka na duhet numërimi i veteranëve?! T’i shpallim gjithë veteranë e kemi më lehtë apo jo?