Krasniqi shkon në finale dhe siguron medalje në Grand Prixin e Azerbajxhanit

E publikuar: 22/09/2023 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tokyo 2020 Olympics – Judo – Women’s 48kg – Semifinal – Nippon Budokan – Tokyo, Japan – July 24, 2021. Distria Krasniqi of Kosovo reacts after winning REUTERS/Hannah Mckay

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Prixit, që po mbahet në Azerbajxhan.

Krasniqi, në gjysmëfinale mposhti italianen Giuffrida, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pos Distrias, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Nora Gjakova, e cila do të ballafaqohet me Hasret Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërsa nesër do të ndeshet Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova./KlanKosova