Krasniqi: S’do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti

E publikuar: 11/05/2023 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nuk do të emërojë ekip të ri menaxhues për Asociacionin pas shkarkimit të atij të emëruar në vitin 2013, pas prezantimit të draft-statutit më 2 maj.

Sipas ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, tash kjo çështje është në diskutim të nivelit politik dhe për këtë po merret kryeministri Kurti.

“Është e rëndësishme të kuptohet që Kurti ka para vetës menaxhimin e kësaj situate dhe ne nuk kemi nevojë për asnjë ekip menaxhues, vazhdimisht kemi pasur pyetje se kur do të emërohet ekipi i ri menaxhues, ky ekip ka përfunduar, tani është diskutim politik dhe për këtë është i mandatuar kryeministri i Kosovës”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Ai ka thënë se versioni i paraqitur nga kryeministri Kurti është kushtetues dhe bujar, që u mundëson serbëve organizim dhe komunikim me Qeverinë e Kosovës.

“Vizioni i propozuar nga kryeministri Kurti është bazë e mirë dhe e shëndosh e cila respekton kushtetutshmërinë mbi të cilin komuniteti serb mund të organizohet dhe të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka thënë se këto çështje do të diskutohet edhe në takimin e së enjtes ndërmjet kryeministri Kurti dhe emisarit Lajçak.