Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, duhet të ndërrohet kandidatja

E publikuar: 09/05/2025 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka fajësuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje se po bllokon konstitutimin e Kuvendit.

Krasniqi tha se zgjidhja është e qartë për të dalë nga ngërçi, ashtu që VV ta ndërrojë kandidaten për Kryetare Kuvendi.

“Znj.Haxhiu tashmë po shihet se as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për Kryetare Kuvend. Rrugëdalja është e qartë që duhet të ndërrohet kandidatja”, deklaroi Krasniqi.

I pyetur nëse do t’i japin nënshkrimet për iniciativën e AAK’së që lënda të dërgohet në Kushtetuese, Krasniqi tha se do të konsultohet brenda partisë.

“Nuk e kam pa ende lëndën, sapo u njoftova.  Mendimin e ekspertëve të PDK’së e pastaj do të komunikoj me kolegë nga AAK”, shtoi ai.