Krasniqi: Nëse merret për bazë 55%’shi që kanë votue për ndryshim, pa dyshim që fitojmë në ballotazh.
Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thane ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se partia e tij nuk ka verejtje per procesin zgjedhor ne Drenas.
Krasniqi tue komentue zgjedhjet ne Drenas ka thane se ne rend te pare ka fitue demokracia, ndersa ka shtue se, 55 perqind e njerezve kane votue kunder subjektit qe ka udheheq aty qysh nga mbaslufta.
Krasniqi ju asht kunderpergjigje zanave nga PDK, tue thane se, nese ata e konsiderojne fitore – humbjen e 10 mije votave, atehere kjo asht cashtje e tyne, shkruen Rrokum.TV.
Jakup Krasniqi e ka dhane nji deklarate interesante ne News Show – Rrokum Roll, ku ka thane se ai nuk e ka nderrue partine, por ata qe jane ne PDK kane nderrue.
“Pak kane mbete ne PDK qe jane nga periudha e bashkerrugetimit te veshtire ne te kaluemen, prandaj nuk jam emocionue qe u perballa me PDK’n”, konsideron ai.
Tue ju rikthye zgjedhjeve ne Drenas, Krasniqi ka potencue se ne Drenas gezon respekt, per shkak se ka pase funksione te randesishme ne te kaluemen, te cilat jane vleresue.
Krasniqi ka thane ne vazhdim se, Presidenti Thaçi asht implikue ne fushate zgjedhore.
“Thaçi e nisi ne Kaçanik me darka me mesuesit, ndersa ma vone edhe ne Drenas, cka nuk ka qene dashte ai me u implikue ne kete menyre”, thote Krasniqi, shkruen Rrokum.TV.
Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves vlereson se nji aparat i tane shtetnor i Kosoves ka qene i aktivizuem tue u versule ne Drenas, por qytetaret e Drenasit me voten e tyne e kane mujt tane kete aparat shtetnor.
Tue fole per ballotazhin, ne mes te kandidatit te PDK’s dhe Nisma’s ne Drenas, Krasniqi mendon se, ka shprese dhe mundesi qe Drenasi ka me zgjedhe kandidatin e Nisma’s.
Krasniqi ka marre si shembull Prishtinen, Mitrovicen dhe Ferizajin, ku rezultatet jane permbyse gjate ballotazhit, tue thane se e njajta ka me ndodhe edhe ne Drenas.
Krasniqi i ka quejt barcoleta ato qe thuhen ane e kend se ne Drenice cdo shpi e ka asfalltin n’oborr.
“Perkundrazi, ne Drenas rruget jane te paasfalltueme dhe investime nuk ka, prandaj ato barcoleta munden me i shkue disa komunave, por jo Drenasit”./Rrokum.TV


















