Krasniqi: Protesta po bëhet kundër mashtruesve të popullit

E publikuar: 17/02/2016 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi ka qenë i radhës që ka folur para protestuesve.

“Sot me të drejt të gjitha rrugët e Kosovës, kishin vetëm një drejtim, Prishtinën”.

Ai ka thënë se jo protestë po bëhet kundër mashtruesve të popullit e të atdheut.

“Rinisë së Kosovës i duhet shteti i zhvilluar, na duhet shteti me sovranitet. Ky nuk është shteti për të cilin kanë luftuar breza e breza për një shekull të tërë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka vazhduar duke thënë se dorëheqja e kësaj qeverie do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjnë, dhe mandatin e tyre të ua dorëzojnë qytetarëve të vendit, në mënyrë që t’i zgjedhin përfaqësuesit që mbrojnë interesant e vendit.

Në fund Krasniqi ka thënë  se janë aty që së bashku me ju ta forcojmë demokracinë dhe sovranitetin e vendit.