Krasniqi për protestën e dy njësive të policisë: E vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

E publikuar: 01/11/2023 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me protestën e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo është e vërteta e kësaj qeverie.

“E vërteta e kësaj Qeverie!
Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.
Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.”