Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i ka replikuar Kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi e ka quajtur frikacak Kryeministrin dhe person që ik prej të vërtetës.
“Po me kon me repliku me këtë tutc. Tutc ka lind, tutc ka jetu, tutc ka me dalë prej këtu. Se ky është tutc që ka ikë prej njerëzve, ik prej sindikatave, tash ikë edhe prej deputetëve, po më e rënda është që ky është tutc që ikë prej të vërtetës”, ka thënë Krasniqi.
“Dul këtu e lëshoi një grusht miza dhe iku se s’mundet me u ballafqu me të vërtetën dhe ia thamë qysh në fillim se ai e ka veç të vërtetën e vet. Krejt na jetojmë veç në imazhin e Albin Kurtit dhe jashta atij imazhi s’ka të vërtetë, s’ka jetë, s’ka nder, s’ka drejtësi, s’ka kurgjo, se veç ky është e drejta dhe e vërteta absolute. Dhe kjo është arsyeja që Kosova ka ardhë në këtë deregje. Kjo është arsyeja që është duke tentu me e nënshtru çdo organizim dhe çdo kategori shoqërore në këtë vend”, ka shtuar më tej Krasniqi.
Lideri i PDK-së ka thënë se kjo është arsyeja ai ka frikë që ky është duke i besuar gënjeshtrave të veta dhe na tha qysh i ka dhënë 40 milionë euro me e subvencionu energjinë.
“I ka dhënë 40 milionë euro me e subvencionu rrymën serbëve në Veri. Flet qysh e ka një projekt familja, qeveria, s’di çka. Sa njerëz kanë hy në punë? A i ka shti 10 deri sot? Gjeni 10 familje që ua ka punësu nga një njeri? Foli për paga minimale, çfarë efekti kanë dhënë ato paga? Ku janë? Është marre me thënë që mësimdhënsit janë pazarxhi, sepse ky kështu po i portretizon. Nuk janë duke lypë pare, po lypin dinjitet, po lypin me pasë mundësi familjeve, fëmijëve të tyre me ju ble bukë. Deri në këtë deregje e ka pru vendin. Nuk është puna e 100 eurove, as e 80 eurove, është puna e dinjitetit, me mujtë me shku si njeri në mësim para nxënësve e mos me u turpëru, sepse i ka pru në deregje me u turpëru. Dhe i akuzon që janë të opozitës. Me e pasë mbështetë opozita, ndryshe kish qenë greva. Këtë dijeni. Mos e bini punën me e mbështetë grevën, se keni me u çuditë. Është e tyre, është për ta, është e mësimdhënësve dhe ju e keni çelësin e zgjidhjes” ka përfunduar Krasniqi.