Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se amandamenti kushtetues, i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, nuk mund të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se para se të vinte kjo situatë, në politikën tonë është dashur të kishte debat të gjerë, konsensus për të cilin nuk ka menduar askush derisa ka folur Kuvendi.
Ai ka thënë se pas vendimit të Kuvendit për këtë çështje është krijuar një hapësirë për të filluar debat transparent në skenën politike për të gjetur një rrugë-dalje.
Për ‘Epokën e Re’, Krasniqi ka bërë me dije se opsioni i opozitës për krijimin e një Gjykate vendore do të ishte real dhe i mundshëm.