Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për Klankosova.tv ka komentuar emërimin e Alban Krasnqiit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si këshilltar i jashtëm politik.
Ai tha se Alban Krasniqi është emëruar si këshilltar i cili nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit.
“Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin tim. Ai nuk paguhet nga buxheti i shtetit, është pro bono (për të mirën publike)”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, Klankosova.tv ka provuar ta kontaktojë edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me këtë emërim, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin.