Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur “fat të madh” faktin që Shqipëria ka për kryeministër Edi Ramën.
Krasniqi tha se “Rama nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën”.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.
Ai e falënderoi Ramën “për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën”.
“Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, ka shkruar ai.