Krasniqi për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

E publikuar: 03/05/2022 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike.“Kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien.

Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit.

Media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme”.