Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pyetur se cilat janë arsyet përse qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se PDK kryen punë dhe e mban fjalën kurse, Albin Kurti është kampion i propagandës.
“Ato që i premtojmë i realizojmë. PDK kryen punë. Ne e mbajmë fjalën. E kemi dëshmuar në të kaluarën. Sot njerëzit thonë po keni investuar në autostrada, në shkolla. Ne e kemi marrë të shkatërruar këtë Kosovë. Po ja kemi lënë 2500 kilometra asfalt. Nuk ka pas asfalt ka pas lloq. Ne kemi ndërtuar 120 shkolla se fëmijët tanë kanë qenë duke mësuar në kontejnerë, kur e kemi marrë për herë të parë besimin për të udhëhequr me vendin. Ne i kemi rindërtu e renovu spitalet sepse ka pasur mungesë totale të hapësirave e të shtretërve për pacientët. Ne kemi arritur t’i marrim mbi 100 njohje, të antëtarësohemi në të gjitha ato organizata ndërkombëtare sepse ne kryejmë punë dhe e e mbajmë fjalën.”, ka thënë ai për Reporteri.net.