Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës, të cilit Gjykata Speciale i shqiptoi 26 vjet burgim, duke thënë se ky është dënim i rëndë “që nxitë indinjatë tek secili shqiptar”.
Krasniqi ka thënë se shpreson që ky vendim do të korrigjiohet në shkallën e dytë, derisa ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gji
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare. Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë.
Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.