Krasniqi: Opozita, me përpjekje të dëshpëruar për të imponuar lojën e tyre

E publikuar: 10/09/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, para gazetarëve ka thënë se partitë opozitare thjeshtë po bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të imponuar lojën e tyre.

Ai tha se tash është koha që qeveria të punojë dhe duhet t’i japim kohë qeverisë të punojë dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për punën e qeverisë dhe jo për debatin për program.

“Ne PAN-i i shohim qytetarët e Kosovës si të barabartë dhe shumë etnikë dhe mendojmë se qasja e disa partive apo deputetëve të opozitës është e barabartë me gjuhë të urrejtjes për të mbjellë racizëm në Kosovë. Bëjmë thirrje që për shkak të një lufte joparimore politike të mos rrezikohet të përdoret një gjuhë e urrejtjes. Ne të gjithë mendojmë se gjuha jo parlamentare nuk duhet të përdorët këtu por ne po ashtu kemi dëgjuar edhe më herët dhe Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit, ka deklaruar se nuk do të lejojë fjalime të tilla”, u shpreh deputeti Krasniqi, raporton KTV.