Në seancën e parë të gjyqit në Hagë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ka pranuar të ketë avokat meqë kjo i është kërkuar nga familja dhe miqtë.
Ai ka thënë para gjykatësit që nuk i duhet avokati meqë nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat me të cilat ngarkohen përmes aktakuzës.
“Unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës, dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim as me bindjen time se më duhet avokati, por ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe jam i bindur që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK-së”, deklaroi Krasniqi.


















