Krasniqi nga Prizreni: Qytetarët e pakënaqur po i besojnë PDK-së dhe Bedri Hamzës

E publikuar: 31/01/2025 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot kompaninë farmaceutike Komot Pharmaceutical, ku është pritur nga pronari Fatmir Karabaxhaku, shkruan InfoSot.

Gjatë vizitës, Krasniqi ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të mbështetur bizneset dhe për të krijuar kushte më të mira për punëtorët e sektorit privat.

“Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë edhe për bizneset edhe për punëtorët e sektorit privat,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të mbështetjes për sipërmarrësit në Kosovë.

Krasniqi theksoi gjithashtu se shumë qytetarë, të pakënaqur me qeverinë aktuale, po i besojnë vizionit dhe programit të PDK-së për një të ardhme më të mirë.