Krasniqi në takim me Hovenier, zotohet se PDK-ja do të kontribuojë për tema të interesit nacional

E publikuar: 22/02/2022 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.Krasniqi është zotuar para ambasadorit amerikan se PDK-ja do të jap kontributin e saj për temat e interesat nacional, e veçanërisht për fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-ShBA.

“Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA”, ka shkruar Krasniqi.

“Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar më tutje ai.Postimi i plotë:Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend.

Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA.

Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat.