Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën, sipas tij, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Ai ka publikuar edhe një video në Facebook, në të cilën thuhet se “korrupsioni është një shqetësim serioz, shkarkimi i kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.”
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”, ka shkruar tutje Krasniqi.

















