Derisa Jakup Krasniqi ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës kishte disa raste që sigurimi futej brenda sallës, respektivisht afër foltores. Krasniqi në një prononcim për “zeri.info” thotë se situata tani është më ndryshe dhe se ndërhyrja e sigurimit është e panevojshme.
“Sikur opozita ta pengonte ratifikimin e marrëveshjeve në Kuvend, ndërhyrja e sigurimit do të ishte e ligjshme. Ne rastin e tashëm, opozita po kërkon rikthimin e autoritetit të Kuvendit. Pra ky rast nuk është identik me atë të vitit 2013”, shprehet ai.
Krasniqi më tej nuk la pa kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
“Kryetari i Kuvendit duhet t’ia kthej autoritetin që e ka me Kushtetutë legjislativi në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare apo aneks marrëveshjeve. Kryetari ketë nuk e ka bërë. Problemi kështu si është nuk mund të zgjidhet me polici, por me dialog në mes liderëve të partive parlamentare”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: