Kryetari i PDK-së Melmi Krasniqi, pas takimit me Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore, në një konferencë për medie tha se me propozimin e PDK-së si anëtare, Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave dhe Statusit Kandidat për anëtarësim në BE për Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu tha se mosliberalizimi i vizave për Kosovën jo vetëm që është poshtëruese, por është komplet e pakuptim dhe e paarsyeshme.
“Si PDK e ftojmë qeverinë dhe e inkurajojmë atë që sa më parë të bëjë aplikimin për status të kandidatit për anëtarësim në BE”.
“Ju e dini që kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar që nga viti 2012, është konfirmuara edhe në 2019 po ashtu është konfirmuar edhe dje, kjo jo vetëm që është poshtëruese por është komplet e pa kuptim dhe e pa arsyeshme. Shpresoj që kanë ndryshuar qasje dhe do të ketë një vendimmarrje para fundit të vitit”, tha ai.