Lidhur me deklarimet e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili deklaroi se ka qeshur kur ka dëgjuar se Isa Mustafa ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel, ka reaguar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Krasniqi, që tash mban pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, thotë se kryeministri Mustafa ka ngrënë fjalët e tij, me shkuarjen në Bruksel, për dialogun me Serbinë.
Por, ai ka thënë se i ka ardhur inati që Vuçiq është tallur me kryeministrin Mustafa./lajmi.net
Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:
“ME ERDHI SHUMË INAT!
Kryeministri ynë i hanger fjalët e veta. Problemi nuk eshte këtu, pasi jemi mësuar me njerëzit që i han fjalët e veta?! Me erdhi inat, pse Kryeministri ynë u tallë keq nga Vuciqi!
Po del se kjo i ndodhi Kryeministrit tonë, vetëm për faktin se ky nuk e njeh filozofinë tonë popullore e cila thotë: “Mate shtatë herë e preje një herë”. Kryeministri ynë nuk e matë as edhe një herë dhe e ndryshon gjithherë?!
Kryeministër, populli ynë i urtë e liridashës nuk e meriton ketë tallje!
Populli ynë meriton përfaqësim tjetër! Tepër ters e ke nisur, Kryeministër! Si do ta përfundosh?
Zoti të shpëtoftë!”.