Krasniqi mbledh partinë për të koordinuar agjendat politike: Qeveria ka braktisur qytetarët

E publikuar: 06/09/2022 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kanë zhvilluar takime për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të sesionit vjeshtor parlamentar.

Në këto takime është vlerësuar se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nga inflacioni rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit, mungesa e investimeve kapitale, si dhe siç theksohet në njoftim, nga diskriminimi i skajshëm që qeveria po ua bën komunave,