Krasniqi: Logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend

E publikuar: 15/04/2025 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka thënë se logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend. Pas përfundimit të seancës konstituive, Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke e cilësuar situatën si të paprecedent dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai ka theksuar se mazhoranca aktuale ka miratuar ligje pa votat e opozitës dhe tani po tenton t’i interpretojë ato sipas interesit të saj politik. Krasniqi ka theksuar se logjika e Qeverisë për të lejuar që një person të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet është absurde dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese.