Krasniqi – Kurtit për grevën në arsim: Gjej zgjidhje për hir të fëmijëve

E publikuar: 19/09/2022 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, të gjejë zgjidhje për fëmijët, të cilët tash e disa javë janë bllokuar për shkak të grevës në arsim.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kjo bllokadë që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë:

Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.

Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.

Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë.

Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!