Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre ka ndodhur integrim i Kosovës.
Krasniqi ia ka përmendur sanksionet që janë vendosur nga Bashkimi Evropian, teksa Qeverinë Kurti e ka quajtur si “qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve”.
“Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike. Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve.