Krasniqi: Kryetare Vjosa Osmanit keni gabuar për këngën e Nexhmije Pagarushës

E publikuar: 13/02/2020 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, për nisjen e seancës nën tingujt e muzikës së Nexhmije Pagarushës.

Krasniqi ka thënë se ka qenë kërkesë e së ndjerës që mos të lëshohet kjo këngë dhe ky klip.

“Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat. Ju keni gabuar rënd. Gabimet e paqëllimshme ndodhin por ju lutëm që në raport me opozitën mos të gaboni”, ka thënë ai.

Me kërkesë të Vjosa Osmanit, seanca e sotme ka filluar me këngën e Nexhmije Pagarushës, si shenjë nderimi për jetën dhe veprën e saj.