Krasniqi: Kryeministri i Kosovës harron luftën çlirimtare

15.02.2016 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Kryeministri i Kosovës harron luftën çlirimtare

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, njëherësh kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ku flet për ndërhyrjen e NATO-së dhe Pavarësinë e vendit.

Krasniqi, thotë se në këtë mes Kryeministri po harron luftën çlirimtare.

Në një shkrim dërguar mediave, Krasniqi thotë se Kryeministri madje nuk po e përmend as Adem Jasharin.

Lexojeni të plotë reagimin e Jakup Krasniqit:

Kryeministri i Kosovës harron luftën çlirimtare??

Natyrisht, njeriu që ka udhëhequr Fondin e tre përqindëshit dhe që e ka sabotuar financiarisht luftën, ai edhe pas 17 viteve nuk ia njeh veprën madhore Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Çlirimin e Kosovës.

Duhet të jesh i verbër, madje dhe i pa mend që ta përmendesh NATO-n, e cila kurrën e kurrës nuk do të ndërhynte pa luftën e lavdishme të UÇK-së, pa atë krizën humanitare të cilën e shkaktoi lufta që Serbia udhëhoqi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj erdhi ndërhyrja e NATO-së dhe u arrit çlirim i Kosovës.
Kryeministri kështu e fillon postimin e tij në fb:

Të dashur miq,

“Janë 16 vite nga ndërhyrja e NATO-s dhe tetë vite nga shpallja e pavarësisë. Për jetën e një të riu janë shumë vite, ndërkaq për historinë janë vite të hapave të parë të ndërtimit të mekanizmave shtetëror, të tranzicionit demokratik dhe ekonomik, të njohjeve nga vendet e tjera. Mund të lavdërohemi se kemi bërë shumë, e kur mbushemi me nihilizëm shohim vetëm keq. Por, mendoj se askujt, nga populli i këtij vendi, nuk ia zë goja të thotë se shteti ynë dhe pavarësia nuk ia vlen, se ajo nuk ekziston.

Përjashtuar ata që akoma ëndërrojnë se Kosova duhet të jetë Serbi”.

Dhe vazhdon:

“Ky vend nuk u çlirua lehtë, janë gjenerata të tëra që u flijuan për idenë e pavarësisë, janë rreth 15 mijë të vrarë në luftën e fundit, llogaritet të jenë rreth 20 mijë gra të dhunuara dhe të ekspozuara sjelljeve shtazarake t ë forcave ushtarake e paramilitare serbe; sot e kësaj dite janë edhe rreth 1600 të pagjetur. Vlerësojmë ushtarët dhe paqeruajtësit ndërkombëtar, të cilët u flijuan për këtë vend”.

Këta janë dy pasuesit e parë te postimit të tij në fb dhe të botuar edhe në “Zërin.info”dhe siç po e shihni, ai i përmend të vrarët, i përmend edhe të pagjeturit, por asnjë fjalë nuk e ka për Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, asnjë fjalë për UCK-në dhe SHP të saj. Ai nuk mundi ta dëshmoi as edhe një fjalë për dëshmorët dhe heronjtë e kombit, te kombit i të cilit është Kryeministër. Ky fakt nuk mund të trajtohet ndryshe, veçse mohim dhe urrejtje e skajshme, ndaj vlerës më të madhe të kombit tonë – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çudi, Kryeministri ka “harruar” ta përmend edhe Ibrahim Rugovën??

Natyrisht ai nuk ka qenë as anëtar i LDK-së, ai në Qeverinë e Bukoshit përfaqësonte diçka tjetër. Bile edhe gjenoc idin regjimit serb ai e quan “sjellje shtazarake”. Sigurisht që nuk dëshiron që ta lëndoi Viciqin me kompani.

Në fakt ai diku i përmend komandantet e UCK-së te NISMËS e të AAK-së, por vetëm si “peng te VV-së”. Ai, në postimin e tij nder të tjera tha: “Kush dhe kah po i financon gjithë këto aktivitete kundër shtetit”. Kryeministri i sotëm i Kosovës, e ish ministri i Rrahman Morinës dhe ish Ministri i Qeverisë së Bujar Bukoshit, pra Ministri i Fondit të 3%, sabotatori financiar i Luftës Çlirimtare të Kosovës, duhet të jap llogari, si për Fondin e 3% dhe sabotimin e luftës. Vetëm pasi të jep ketë llogari para qytetarëve të Kosovës, ai mund të pyet se “Kush dhe kah po i financon” aktivitetet e opozitës.

Ndoshta Kryeministrin e ka kapu skleroza kur thotë: “mendoj se askujt, nga populli i këtij vendi, nuk ia zë goja të thotë se shteti ynë dhe pavarësia nuk ia vlen, se ajo nuk ekziston”. Nëse në një kohë t jetër Kryeministri i tashëm ka thënë: “se e kemi mirë në Jugosllavi e Serbi, se mirë e kemi demokracinë në vitet 1990-1999 me Millosheviqin President faktik, se nuk duhet luftuar e financuar Luftën Çlirimtare” me mjetet e qytetarëve të dhëna për luftën, ketë sot nuk mund tua veshësh atyre që kur ishe ti Ministër i Rrahmanit, ata vuanin dënime drakonike te shtetit që i shërbeje me devotshmëri, nuk mund t’ua thuash atyre që luftonin edhe me familjet e tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Jo, Kryeministër, opozita e bashkuar nuk po thotë se “nuk po ia vlen pavarësia e as se nuk ekziston ajo”. Ata janë kundër mohimit që po ia bëni ju, shtetit të pavarur, sovran e demokratik. Opozita janë kundër marrëveshjeve tua dhe të vartësit tuaj që po e cenojnë rend sovranitetin e shtetit, që Serbinë po e bëni hisedarë në sovranitet e shtetit tonë dhe po i falni toka një shteti tjetër. Ketë po e bënë opozita e bashkuar. Ajo po e donë shtetin e së drejtës me sovranitet. Atë SOVRANITETIN që e pat harruar vartësi yt, kur e patë lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Isa Mustafa, pas riciklimit (rikthimit te tretë në qeverisje) me ndihmën e pa kursyer të Hashim Thaçit (të infektuar me sëmundjen e Rugovës për President), ai duhet të shkoj te Thaçi për çdo mbrëmje për t’ia larë këmbët e pirë ujin, pasi ai, ia dha edhe një herë rastin që të vazhdoj vjeljen e një përqindëshi tjetër.

Shpresoj që ministrave gjysmanalfabet në Kabinetin Mustafa, referencat e përdorura janë të mjaftueshme për natyrën e shkrimit!.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda