Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kriptovalutat nuk janë më çështje e së nesërmes.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se mori pjesë nën jë diskutim ku u fol për teknoligjinë blockchain dhe kriptovalutat.
“E ardhmja nuk pret. Blockchain dhe kriptovalutat nuk janë më çështje të së nesërmes – ato po e ndryshojnë botën sot. Diskutuam për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që na presin dhe për rolin që mund të luajmë në ekonominë dixhitale globale.
Kosova ka një rini të talentuar dhe të pasionuar për këtë fushë. Gjithçka që u duhet është një shtet që e kupton këtë potencial, që krijon një mjedis miqësor dhe u qëndron pranë. Nëse e bëjmë këtë, Kosova mund të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat” – ka shkruar ai.

















