Në konferencën për media, e cila u realizua gjatë pritjes zyrtare të ekipit olimpik, u tha se Kosova ka qenë temë diskutimi në Tokyo.
Presidenti I KOK-ut, Ismet Krasniqi gjatë konferencës në aeroportin “Adem Jashari”, tha se Kosova u njoh ndërkombëtarisht pas triumfeve në lojërat olimpike Tokyo 2020.
“Kosova me tri medalje te arta. Për mua është kënaqësi e veçantë dhe privilegj t’i prijë një ekipi të tillë që na bëri krenar gjithë shqiptarine. Kosova ne Tokyo ka qenë temë e diskutimit nga e gjithë bota. Kosovës atje iu shtua një emër: Kosova e artë. Jemi ndi krenar. Falenderojmë Majlinda Kelmendin qe e hapi derën per sportistët e Kosovës”, tha Krasniqi.

















