Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se mentaliteti i imponimit nga partia e parë, duhet të marrë fund.
Krasniqi para mediave i çoi tri mesazhe VV-së. Sa më parë që VV, i kupton këto tri çështje, Krasniqi tha se aq më mitë do të jetë për vendin.
Ndër të tjera, ai tha se koha e sundimit partiak ka përfunduar.
“Demokracia funksion me shumicë dhe jo imponim, institucionet janë të popullit dhe të asnjë partie të veçantë dhe e treta duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit partiak ka përfunduar. Sa më parë që t’i kupton Vetëvendoje këto tri çështje, aq më mirë për vendin sepse vërtetë është e tepërt që të mblidhemi çdo dy ditë që t’i thirrin arsyes dhe të propozojnë një kandidat që merr shumicën. E kemi thënë që po i takon VV-së me propozu kryetarin, por nuk mundet me i marrë votat me zor.
Ky mentalitet i imponimit, presionit dhe nënshtrimit duhet të merr fund. Shpreh keqardhje si PDK për qytetarët për këtë tallje që VV-ja po e bën si parti e parë që me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin”, ka thënë Krasniqi.


















