Krasniqi: Koha e fundit për t’i thënë stop ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve

E publikuar: 15/11/2016 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se konfirmimi i dënimeve për rastet ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’ përbën “goditje të rëndë për idenë e lirisë, të çlirimit dhe të drejtësisë”.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka vlerësuar se drejtësia në vend është “në luhajë”, shkruan Gazeta Express.

“Drejtësi po, për të goditur çdo veprimtari kriminale te pas luftës, çdo formë të korrupsionit apo forma tjetra të trafikimit, por jo dënimin e çlirimtarëve me dëshmi të rrejshme e dëshmitarë te yshtur nga politika antikombëtare e anti çlirimtare”, thuhet në shkrimin e Krasniqit në rrjetin social.

Sipas Krasniqit, “është koha e fundit për t’i thënë stop çdo forme te ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve, ndjekje që nuk pushuan tash e 17 vjet në Kosovë e jashtë saj”. /Express/