Krasniqi: I kemi 78 vota të konfirmuara për Demarkacion, presim edhe dy

E publikuar: 27/02/2018 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit është biseduar për seancën e nesërme për Demarkacion. Ai ka thënë se janë të konfirmuara 78 vota, ndërsa presin që nesër edhe dy deputetë t’iu ndihmojnë.
Pasditën e së hënës, kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje, e pas saj në fokus ka qenë edhe seanca e nesërme, në të cilën pritet që të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i GP të PDK’së thotë se prej 80 votave që u duhet – edhe përkundër deklaratave të disa deputetëve të pozitës se nuk e votojnë demarkacionin, – i kanë 78 vota të konfirmuara.

“Deir tahs mund të themi se janë të konfirmuara 78 vota, por besojmë se deri në momentin kurn do të hidhet ne votim, do të ketë shumicë të mjaftueshme për ratifikim të suksesshëm”.

Krasniqi pret se disa deputetë që janë racionalë dhe vënë interesin e vendit të parin.

Ai ka ripërseritur se PDK’ja ka votat unike dhe kjo parti i ka 23 vota pro demarkacionit, edhe pse deputeti Nait Hasani ka lënë të kuptohet se akoma s’iu ka mbushur mendja.