Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e kreut të saj, Kadri Veselit sot gjatë ditës ka mbajtur takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie për të diskutuar për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të mbledhje para gazetarëve ka folur nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi. Krasniqi ka deklaruar se mediat kanë keqinterpretuar deklaratat e tija lidhur me kandidimin e Veselit për kryetar të Kuvendit.
Ai të mërkurën për Express është shprehur se koalicioni PAN nuk ka kandidat tjetër pos Veslit për kryetarë kuvendi. Thotë se zyrtarizmin e Veselit do ta bëjnë nesër.
“Duket se deklarata ime sot nuk është interpretuar drejtë dhe ndoshta është nxjerrë jashtë kontekstit! Kadri Veseli e ka mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave të PDK-së, si dhe të koalicionit tonë, për të qenë Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe në mandatin e ardhshëm. Kandidimi i tij do të zyrtarizohet nesër ne seancë, meqë kështu edhe parashihet proceduralisht”, ka deklaruar nënkryetari i PDK’së.
“ Z. Veseli është lideri që i duhet kësaj legjislature dhe nga pozita e Kryetarit të Kuvendit do të vazhdojë të jetë shtylla e koalicionit tonë të përbashkët”, ka shtuar ai.
















