Krasniqi: Ka shqiptarë të ligë që fajësojnë Adem Jasharin për vrasjen e familjes së tij

07.04.2015 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Ka shqiptarë të ligë që fajësojnë Adem Jasharin për vrasjen e familjes së tij

Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër përmes një shkrimi të tij në Facebook sot rreth deklaratave të fundit nëpër medie nga shumë analistë. Ai thotë se shpëtimi i Kosovës sipas tyre ishte duke luajtur rolin e “dembelëve të Stambolli”. Madje Krasniqi habitet edhe me njerëzit të cilët fajësojnë Adem Jasharin për vrasjen e familjes së tij duke e quajtur këtë botë pa moral.

Lexoni reagimin e plotë të Jakup Krasniqit:

Këto dit duke lexuar e dëgjuar gazetarë, opinionistë, analistë, publicistë etj., gati sa nuk mu mbush mendja, se shpëtimi i vendit dhe i kombit tim, na paska pas qenë: duke bërë jetën e “dembelëve te Stambollit”, duke pirë “ujin e zemzemit” në gotat e vogla të “ujit te rrushit” apo duke ua bërë të huajve vetëm “lepe e peqe”, siç thoshte Ali Asllani. Se kështu më lehtë “pushtohet karakteri i fortë i te huajve?! Ndërsa brezat e atdhetarëve kryengritës, që gjithçka që patën, e lënë për liri e atdhe, paskëshin qenë ata që na larguan nga “bota demokratike”?! Pleqtë tanë të urtë kanë thënë: “ Sa të jetosh mëson (dëgjon)”! Mësim i thënçin edhe kësaj që po e dëgjojmë!?

Nuk është çudi, ndër shqiptar dëgjon: që ta akuzojnë edhe Skënderbeun, pse luftoj për Nder, Atdhe e Liri! Ngjan edhe sot nder shqiptarë, që ta akuzojnë edhe Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe jo më pak, por edhe ta “fajësojnë për vrasjen e familjes s tij”?! Hajde babë hajde?! Në ketë bot pa moral, të pa shpirt e të pa kurriz, gjithçka e çka do mund të dëgjosh!

Dikush kërkon, që ne (shqiptarët) të ishim “puthador ndaj më të fortit”, duke harruar se puthadorët nuk e kanë lëkundur askund rrotën e historisë. Me kujtohet një episod në Filmin e Skënderbeut, një bari ia thyen dorën Kastriotit. Po, Kastrioti nuk kërkonte puthadorë, se me ta nuk do ta bënte dot Epokën e lavdishme të tij. Epokën e tij e bëri më njerëzit që i kishin krahët e fortë, që ishin të guximshëm e me integritet.

Skënderbeut e Adem Jasharit, ju duheshin njerëzit me integritet të lartë kombëtar e njerëzor, njerëz që në vështirësi i tregojnë cilësitë e vlerat njerëzore, njerëzit që e bëjnë Lirinë, njerëzit që e bënë Shqipërinë dhe e bënë Kosovën! Pa njerëzit me integritet, nuk e di, a do të kishim shqiptarë, gjuhë shqipe e Shqipëri?!

Apo, ndoshta kishte t drejt. Étienne de La Boétie, para jo m pak se 455 viteve, kur pat thënë: “… kjo është edhe prirja natyrale e pjesës më të paditur të popullit, e cila zakonisht është më e shumtë në numër në qytet. Ajo është gjithë dyshim ndaj atij që ia do të mirën, ndërkohë që është syleshe dhe e përkushtuar ndaj atij që e mashtron”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur