Krasniqi ia kthen Muratit për kriptovalutat: Unë kam treguar sa kam, trego edhe ti

E publikuar: 15/09/2022 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, se janë duke fjetur për krizën që është tani në vend.

Ai kështu u deklarua pasi paraprakisht në seancën e sotme të kuvendit, Murati ka thënë se është çudi dhe turp se si Krasniqi mundohet të tregojë dhe reagojë për krizën.

“Çudia nuk është kur politikanë e qytetarë e ngrisin zërin për krizën me të cilën ballafaqohen qytetarët. Turpi më i madh është kur qeveria flen para kësaj krize, e turpi më i madh i takon ministrit të Financave që e ka humbur totalisht prekjen dhe qasjen me realitetin”,njofton KlanKosova.tv.

“Ti po më flet mua për fermerë, kur e ke takuar një fermer prej kur je ministër, tregomë kur ti nuk di gjë për atë farë teme dhe bujqësi. Nuk ua keni qit të hollat e vitit të kaluar tek tani, e këto që ua keni dhënë ua keni dhënë për të korrurat që ata i kanë shitur”.

“Mos fol përmendësh sepse populli po të sheh, ne këtu mundemi me qenë më mirë se mesatarja, ti je më mirë se të gjithë këta këtu, sepse je në qeverinë e milionerave, jeni milionera”.

“Problemi ju jeni të shkëputur prej ndjenjave të qytetarëve, unë jam ekspert për kriptovaluta, kam folur i pari, dhe i kam treguar sa i kam. Krejt shokët e t’u tregojnë se ki, trego sa i ke”, ka thënë Krasniqi.