Krasniqi i reagon O’Connellit: Kute ekstremisht të ndryshme për krimet e luftës

11.02.2016 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi i reagon O’Connellit: Kute ekstremisht të ndryshme për krimet e luftës

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka folur për Rrustem Mustafën.

Ai ka cituar Ruairin të ketë thënë se “më vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu”.

Ai ka thënë se nuk ka se si të mos pajtohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar se “kriminelët nuk e kanë vendin në liri”.

“Por, a e kanë vendin në krye të shtetit ata që ishin kupola e krimit (pas shefave të tyre), ishin pjesë e pandashme e krimit dhe e gjenocidit në tri luftëra shkatërruese në ish Jugosllavi (në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë) dhe po ata sot të jenë shpresë e integrimeve evropiane e euro-atlantike? Pse dy kute të ndryshme edhe për çështje (krime) që nuk mund të krahasohen bash me asgjë? Mos të harrojmë, për një shekull, shqiptarët e Kosovës qenë të rrezikuar nga dëbimi e shfarosja”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas kësaj logjike, ku duhet të jetë Nikoliq-i, Presidenti i Serbisë, Vuçiq-i, Kryeministri i saj dhe Daçiq-i, Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe ish zëdhënësi i Millosheviq-it, ka pyetur më tej Krasniqi.
“Apo atyre u lejohet çdo gjë, pse janë bijë të ‘popullit hyjnor’ se kështu dëshirojnë ta quajnë veten politikanët dhe akademikët serb në Beograd. Madje, ku duhet të jenë, kryepersonazhet e Raportit të Dick Martit të kthyer në Rezolutë të KE-së, mbi një bazë kryekreje të shpifur – të trafikimit të organeve (vërtetë një krim i tmerrshëm po të jetë bërë), mbi kryegënjeshtrën e shekullit të ri?! Nëse një ditë do të “guxoj” të dali e vërteta mbi këto gënjeshtra të shpifura te miqve te Millosheviq-it e të politikës së tij, Këshilli i Evropës dhe ata që e votuan dhe e besuan atë gënjeshtër të shpifur do të turpërohen, siç po turpërohet Kisha Katolike (Vatikani) pas pesë – gjashtë shekujve, për turren e druve ku u dogjën mendjet e lira të kohës vetëm pse e thanë një të vërtetë shkencore për boten që i rrethonte”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka pasur edhe pyetje të tjera.

“Pse Bota demokratike, bota që i di dhe i njeh mirë mundësit e veprimit e të operimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e heshtë të vërtetën e luftës së Kosovës? Për ne shqiptarët është e qartë, atë/ato krim/e të tmerrshëm që e/i kryen serbet (se vetëm ata i kishin mundësit), po ua veshin shqiptarëve. Po, për krimet, gjenocidin dhe dhunimet e qindra mijëra shqiptarëve e shqiptareve (në shtëpitë e tyre) kush duhet të përgjigjet? Vërtetë, ka ende njerëz në politikë, në medie e në diplomacinë evropiane, që nuk e dinë të vërtetën e luftës se Kosovës?”.

Unë thjeshtë nuk besoj, ka thënë ai.
“Le të thuhet e vërteta e ndjekjeve politike të njerëzve patriotë në Kosovë, sado e hidhur që të jetë! A nuk po behet kjo për të njollosur krye vlerën e lirisë se shqiptarëve – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës? Sivjet bëhen 103 vjet nga sakatimi (më shumë se përgjysmimi) i pamëshirshëm i Shqipërisë se katër Vilajeteve dhe i shqiptarëve nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Mos diçka ogurzezë po u përgatitet përsëri shqiptarëve (tani në Bruksel) edhe me miratimin e Isës dhe të Hashimit dhe e përkrahësve të tyre të verbër? Të cilët, interesin e brezave të se ardhmes e kanë qitur në anekënd publik, për interesat personale të tyre? Ku e kanë vendin këta njerëz? Mos të tillët, vendin e kanë në krye të shtetit? Pse po u duhet rikthimi i Serbisë në Kosovë? Dhe shih për ketë duhet t’ i mbajmë, Isën dhe Hashimin në pushtet”, ka thënë Krasniqi.

“Pse po i mbështesni veprimet e tyre të çoroditura, për të lënë zjarrin e ndezur në Ballkanin e trazuar? Të njëjtën gjë e patën thënë të urtit në vitin 1912/13. “Mos i copëtoni shqiptarët se do ta leni një vatër zjarri të hapur”! Koha tregoi se ata patën të drejtë”, ka thënë ai në fund.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara