Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas tikit me Albin Kurtin.
“I kam thënë edhe Kurtit Për PDK-në është shumë me rëndësi që të zhbllokohet kjo situatë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të hyjmë në afatet kushtetutese për zgjedhjen e qeverisë, dhe për të ndodhur kjo padyshim, privilegji i takon partisë që ka dalë e para. Por meqenëse është hera e parë që një parti që s’ka shumicë parlamentare po kërkon me zgjedh kryetarin, atëherë një gjë e tillë nuk mund të imponohet. Kshtu që i thash edhe Kurtit që mirë me mendu për kandidatura të tjera, ne nuk kemi pasë qëndrim bllokues, s’na takon neve me ja zgjedh kryetarin e Kuvendit partisë që ka dalë e para”
“Qëndrimet tona i dini, por përkundër kësaj po them ejani që ta votojmë një figurë të pranueshme, e tashmë janë dy opsione që janë përdorur nga kolegë të opozitës”
“Nënkryetarët as që diskutohen, janë çështje ndaras. Është pako, votohen kandidatët e tri partive më të votuara. Kjo është krejt çka kemi diskutu. Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por ta dinë edhe tjerët që PDK-ja nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, vazhdoi ai.


















