Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot një letër kryeministrit Albin Kurti ku ka thënë që Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin e shtetit.
Ai ka thënë se komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm në këtë situatë.
Postimi i plotë:
Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm.
Për t’i shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit Kurti, të cilën këtu mund ta lexoni të plotë.