Krasniqi: Është momenti i fundit që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

24.06.2015 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Është momenti i fundit që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

GAZETAEXPRESS E mërkurë, 24 Qershor 2015 13:44 Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në një postim në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë, të cilët kanë thënë se Beogradi nuk do të heq dorë nga Liqeni i Gazivodës. Zyrtari i lartë i NISMA ka thënë se tani duhet ti bëhet me dije Serbisë se nuk ka prona në Kosovë. Krasniqi thekson se pala kosovare duhet të tërhiqet nga procesi i bisedimeve.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Krasniqit.

Sipas medieve serbe, Vuçiq para syve të Evropës i paska thënë Isa Mustafës: “Mustafa, nuk ka asnjë shans të pranoj kërkesat tuaja. Nuk e japim Gazivodën”.

Konsensus nacional për vazhdimin e bisedimeve me Vuciqin (Serbinë)

Nga Jakup Krasniqi

Kështu paska fol Vuciqi në Bruksel, por ne ende nuk po e dimë se cila ka qenë përgjigja e Kryeministrit te Kosovës. Nëse e shikojmë faktin se zoti Mustafa ju iku gazetarëve në Bruksel, tregon se ai nuk ka qenë në gjendje që Vuciqit t’ia jep një përgjigje adekuate.

Është momenti i duhur që në sytë e në zemrën e Evropës, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës dhe secili zyrtar i ngarkuar për bisedime, në secilin nivel te tyre, Serbisë se Vuciqit dhe kujtdo tjetër nga qeveria e Serbisë, që t’ju tregohet me argumente se: Serbia jo vetëm që nuk ka prona në Kosovë, por është Kosova ajo që duhet ti kërkon pronat e saja në Serbi. Është Kosova ajo që duhet t’i kërkoj dëmet e luftës dhe te gjitha plaçkitjet tjera të bëra nga Serbia në Kosovë, plaçkitje që Serbia i ka bërë gjatë 87 viteve në Kosovë. Kur këtyre u shtohen humbjet e mëdha njerëzore te atyre viteve me këto te luftës se fundit, Serbia e Vuciqit është deri në fyt e zhytur në borxhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve si komb. BE-ja duhet te obligoj shtetin serb që t’ia paguan dëmet e luftës Kosovës. Vetëm në ketë mënyrë Serbia do të detyrohet t’i kryen obligimet e saja ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo sjellje e qeveritarëve serbë, kjo pafytyrësi e tyre dhe mos gatishmëri për të ndjerë pendesë për gjenocidin e ushtruar nga qeveria serbe, pjesë e se cilës ishte Vuciqi, është e mjaftueshme që pala e Kosovës, mos të ulej në tavolinën e bisedimeve me kriminelet që tentojnë të kthehen në vendin e krimit, pa ua rreshtuar një serë kërkesash si kushtëzim për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel. Po a mund ta bëjnë ketë Isa Mustafa e Hashim Thaçi?! Assesi! Këta janë në pozitë të vështirë dhe të gjitha angazhimet institucionale i kanë orientuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, nëse mundin.

Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës ti ndërpres sa më parë bisedimet dhe të arrihet një konsensus nacional në shkallë kombëtare, për të dhënë përgjigjen meritore se kur e si të vazhdoheshin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ajo që po njoftojnë mediet serbe, në bisedimet e djeshme në Bruksel, kryeministrat tanë kanë pësuar debakël total. Pyetja që shtrohet sot është: a janë në gjendje këta individ, që ta mbrojnë interesin e Kosovës dhe te qytetarëve tanë? Përgjigja do të ishte: nuk janë në gjendje.

Ky inferioritet i qeveritarëve tanë në këto bisedime duhet të ndërpritet urgjentisht! Për ndryshe Republika Serbska po troken në dyert e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7