Kraki: Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu kanë kriju media kriminale

E publikuar: 18/07/2025 02:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nezir Kraki

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, e quajti Kosovën “shtet bandit”, para se LVV të vijë në pushtet.

Kraki i quajti mediat si ‘shërbyese të bandave dhe kundër interesave të Kosovës shtet”.

“Në kuptimin politik, Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu kanë kriju media kriminale që i kanë shërby bandave edhe sot funksionojnë e punojnë ditë e natë kundër intereseva të Kosovës shtet”, tha ai.