Krahas Samsung edhe LG do të prodhojë ekrane OLED për Apple

E publikuar: 03/01/2018 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksionet e LG Display u rritën me shpejtësi ditën e Mërkure pas një raporti të Financial Times se kompania Koreane do të jetë furnizues i Apple me panele OLED për modelet e reja të iPhone këtë vit.

Sipas raportit LG do të prodhojë 15 milion panele OLED për linjën e 2018-ës të Apple iPhone.

LG aktualisht është furnizues me ekrane OLED për iPhone 8 dhe 8 Plus por Samsung dominon linjën e furnizimit të OLED për iPhone X.

Vetë LG ka konfirmuar diçka të tillë përmes një dokumenti zyrtar dërguar pranë autoriteteve Amerikane për tregtinë.

Megjithatë situata pritet të ndryshojë me modelet e reja të raportuara të iPhone X 5.8-inç dhe 6.5-inç.

Raporti i ditës së sotme thotë se LG do të furnizojë kompaninë me ekran 6.5-inç OLED ndërsa Samsung me ekrane 5.8-inç OLED.

Në Korrik të 2017-ës u tha se Apple ka investuar miliarda dollarë në një fabrikë të LG për prodhimin e ekraneve OLED.

Kritikat ndaj kompanisë nuk munguan pas problemeve me ekranet e Google Pixel 2 të cilat shfaqnin shenja djegieje në skaje. /PCWorld Albanian