“Krah Republikës dhe diasporës” – AAK hap fushatën të mërkurën në Sallën e Kuqe

E publikuar: 15/12/2025 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të nisin fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.

Sipas një njoftimi hapja do të bëhet në Sallen e Kuqe me fillim në orën 18:00.

“Të mërkurën fillon diçka më e madhe se një tubim, fillon një qëndrim i paparë më herët krah njerëzve që na përkrahin, krah qytetarëve që zgjedhin t’i qëndrojnë afër vendit të tyre.Krah Republikës së Kosovës dhe diasporës!”, thuhet në njoftim.