KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave

E publikuar: 31/10/2017 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).

Daka njoftoi se KQZ-ja shpall këto rezultate pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është 1 milion e 353 mijë e 613 votues, ndërsa numri i Qendrave të Votimit është 614 me gjithsej 1 mijë e 777 Vendvotime.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se duke filluar nga momenti i shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një afat brenda 24 orësh.

Klikoni këtu për të parë rezultatet përfundimtare: