KQZ: Nga zgjedhjet e ardhshme mediat do të lejohen të vëzhgojnë vendvotimet

E publikuar: 20/03/2024 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka njoftuar se mediat do të lejohen të vëzhgojnë procesin e votimin në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Kështu duke lejuar mediat të filmojnë dhe të fotografojnë nëpër vendvotime.

Elezi tha se transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe që ky është një hap i madh nga Komisioni qendror i zgjedhjeve.

Postimi i plotë i tij:

Po e ndaj këtu një lajm të mirë për mediat dhe transparencën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Duke filluar nga proceset e ardhshme zgjedhore numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara, të cilat lejohen të filmojnë dhe fotografojnë.

Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ.

Një falënderim për të gjithë anëtarët e KQZ-së që mbështetën propozimin që kjo të përfshihet si një nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore Nr. 08/2024 Vëzhguesit e zgjedhjeve. Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara.