KQZ me dilema a është Radoiçiqi në ‘Srpska Lista'(VIDEO)

E publikuar: 14/11/2023 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qenë dëshmitarë të ndërrimit të kryetarllëkut të Listës Serbe më 24 tetor në Mitrovicë.

Për këtë proces raportoi tri javë më vonë në Prishtinë, zyrtari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës. Monitorimi nxori se gjithçka shkoi në rregull.

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi qe kurioz të dijë nëse u ndëshkua ish-nënkryetari i Sërpskas Milan Radoiçiq për agresionin e Banjskës.

Përgjigjen e plotë nuk e mori nga Besnik Buzhala, si drejtor për regjistrim të partive në KQZ, shkaku i “kallaballëkut” që pati atë ditë.

Në këtë takim u raportua edhe për disa takime të zhvilluara nga zyrtarë të KQZ-së. /Klankosova.tv