KQZ: Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në 17:00, sipas të dhënave nga 94,72%% e vendvotimeve

E publikuar: 28/12/2025 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në 17:00, sipas të dhënave nga 91,59% e vendvotimeve në mbarë vendin, kanë votuar 736,992 apo 36,86% e qytetarëve me të drejtë vote, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ sapo ka përditëson të dhënat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme lokale.

Prishtina është një nga qytetet me shumicë shqiptare që kanë shënuar daljen më të madhe të qytetarëve për të votuar. 42,58% e qytetarëve me të drejtë vote në kryeqytet e shfrytëzuan këtë të drejtë, sipas të dhënave të KQZ-së nga procesimi i 93,51% të vendvotimeve.