KQZ: Jemi në kontakt me Dhomat e Specializuara për votimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

E publikuar: 16/01/2025 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është në kontakt me Dhomat e Specializuara të Hagës, për mundësinë që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, ka thënë Elezi.